Tiranë, 7 tetor 2011, NOA - Një ditë para përfundimit të afatit kur Presidenti Topi duhet të shprehet për ligjin e miratuar në Kuvend për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane, të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocialist kanë zhvilluar një manifestim, para dyerve të presidencës, duke i kërkuar presidentit Bamir Topi që të mos dekretojë ligjin për importimin e plehrave. Të rinjtë mbanin në duar një pankartë ku shkruhej “Mos e dekreto”. Duke e konsideruar situatë SOS për shqiptarët atë të importit të plehrave, të rinjtë socialistë insistuan në ditën e fundit të kësaj vendimarrje të kreut të shtetit, që të mos dekretojë një ligj që shkon kundër interesave të qytetarëve shqiptarë. a.q/NOA