Tiranë, 8 tetor, NOA – Aktorë të njohur të skenës shqiptare janë përfshirë në një aksident të ndodhur në rrugën Tiranë-Durrës. Sipas të dhënave të para mësohet se aktorët janë, Hervin Çuli dhe Eralda Çaushi. Ndërkohë që për personin e tretë dihen vetëm inicialet, E.Sh. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 04:00 të mëngjesit. Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjetit me të cilin udhëtonin dhe lagështia e rrugës. Tre aktorët ishin duke udhëtuar nga Durrësi drejt Tiranës. Prej disa ditësh aktorët kishin bërë prova për një shfaqe që do të jepet sot në qytetin e Durrësit. Ndërsa mbrëmjen e djeshme kanë pasur provën gjenerale. Pas aksidentit, të aktorët janë dërguar në mënyrë urgjente në Spitalin e Ushtarak, ku dhe kanë marrë ndihmën e parë. Mësohet se të tre aktorët janë jashtë rrezikut për jetën. Aktorët do të merrnin pjesë në shfaqen “Suita 51” në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Shfaqja do të jepej më datat 7, 8, 9 tetor 2011 në 19.00. Trupa e aktorëve që marrin pjesë në këtë shfaqje janë; Mimoza Marjanaku, Hervin Culi, Hysen Bashhysa, Sanie Hoti, Andia Xhunga, Eralda Çaushi, Elton Cefa, Loren Vocka, Lysien Koci, Alketa Tragaj, Julian Shyti, Driada Dervishi. a.k/NOA Në foto e parë: Aktori dhe regjisori Hervin Çuli. Në foton e dytë: Posteri i shfaqjes që do të transmetohej sot në Durrës nga aktorët