Bruksel, 8 tetor, NOA - Raportet thonë se Bashkimi Evropian do të shtojë sanksionet në Bjellorusi javën e ardhshme si përgjigje për shkeljen e të drejtave të njerëzve. Agjencitë e lajmeve cituan diplomatë të kenë thënë se ministrat e jashtëm të BE-së takohen në Luksemburg të hënën ku pritet të shtojnë 16 emra ne një listë të 190 zyrtarëve bjellorusian në shënjestër për ngrirje të aseteve dhe ndalim udhëtimi, duke përfshirë presidentin Aleaksandr Lukashenko. Një diplomat i BE-së tha se sanksionet e reja do të përfshijnë kryesisht gjyqtarët dhe avokatët e shtetit të përfshirë në arrestimin e aktivistit për të drejtat e njeriut Ales Belyatsky, në gusht. NOA/RFE