English

Carla Bruni pritet të lindë nesër

Paris, 8 tetor 2011, NOA- Edhe pse zonja e parë e Francës Carla Bruni-Sarkozy, është akoma në rezidencën e saj, lindja në klinikën Muette duket se do të ndodhë shumë shpejt. Siç njofton sajti Purepeople.fr, thuhet se para klinikës janë vendosur disa policë ku kanë vendosur një lajmërim në të cilin thuhet se ndalohet parkimi i makinave duke filluar nga ora 09.00 e ditës së nesërme, çka sipas këtij sajti përkon me datën e lindjes së fëmijës së çiftit Sarkozy. a.y/NOA

Në foto: Carla Bruni dhe Nicolas Sarkozy

KOMENTE