English

Gjeniu i Apple, Steve Jobs la pas ide për katër vjet

Uashington, 8 tetor 2011, NOA – Dy ditë nga vdekja e gjeniut dhe krijuesit të Apple dhe kompanisë mëmë të Mac, Steve Jobs, që nxorri në dritë iPod-in dhe iPad-in analistët kanë nisur të adresojnë pyetjet se çfarë do të ndodhë tashmë me botën teknologjike që ai la. “Po tani?!”. Çelësi i tërë kësaj pyetjeje është pikërisht këtu. Steve Jobs vdiq, thonë analistët. Bota e kujton krijuesin e Apple prej 48 orësh, por dikush po sheh përpara. Tashmë në një të ardhme pa vizionarin e tij, themeluesin e Apple krijuesin e gjithçkaje: të lexuesit muzikor mp3, të i-Padi-it Apple, dhe të kompjuterit personal modern. “Humbja e Jobs, shpjegon Lance Strate, profesori i Komunikimit dhe Medias në Universitetin Fordham të Neë York-ut, do të ushtrojë më shumë presion mbi drejtuesit e Apple për hedhjen e produkteve të reja. Nëse prurjet e ardhshme nuk do të jenë në lartësinë e duhur, Cook ndoshta do të jetë përgjegjës për këtë, por të gjithë do të mendojnë: Mungon gjeniu Steve Jobs. Por e ardhmja sipas analistëve nuk është gri. Megjithë ulje-ngritjet në tregje sektori teknologjik është jetësor, dhe njerëzit më së pari do të nisin reduktojnë benzinën sesa marrjen e kompjuterëve të rinj, smartphone-ve, etj. Por sipas gazetave amerikane jo të gjithë mendojnë kështu. “Apple pa Steve Jobs nuk është asgjë!”, thoshte pak kohë më parë analisti amerikan Trip Chowdhry, duke vijuar se “Mund t’u mësosh njerëzve të jenë sa më efektivë, të paguash këshilltarë, por vetëm Zoti krijon risi dhe gjëra novatore”. Ndërkohë e përditshmja e San Francisco-s nënvizon në një artikull të sajin se me kalimin e kohës do të shtohen edhe më shumë zërat kundër Jobs, të cilat do të nxjerrin nën një dritë ndryshe krijimet e tij novatore që me kohën u shndërruan në fytyrën e dytë të Steve Jobs. “Pyesni kudo, shkruan gazeta, pyesni të gjithë ata që njihni dhe që kanë të paktën një pajisje weblog të quajtur Cupertino. Pyetini se çfarë mendojnë ata. Përgjigja do të jetë gjithmonë e njëjtë: “E adhuroj”. Gazeta britanike Times shkruante në numrin e sotëm se tashmë janë gati aparatet e rinj për të paktën katër vjet. Steve Jobs ka lënë gati produkte të reja për katër vjet me radhë. Gjeniu Jobs duket tua ketë besuar kolegëve të tij faktin se një seri e tërë produktesh të reja novatore ndodhen në kasafortat e Cupertino-s. Këto zëra nënkuptojnë se mrekulli të reja të Apple ishin gati që më parë se të shuhej krijuesi i tyre. Në këtë suazë, iPhone 5, i cili pritet të hidhet në treg në fundin e vitit 2012 apo në fillim të vitit 2013 do të jetë produkti inovator, i cili pritet të ndryshojë rregullat e lojës. E ndërkohë që tregjet dhe analistët kërkojnë të dinë se kur, mesazhet e ngushëllimit nga e tërë bota nuk ndalen. Emri i gjeniut të Apple, Steve Jobs vendoset në shëtitoren e famshme të Los Angelos “Walk of Fame”, rruga në të cilën janë gdhendur yjet e kinemasë. Emri i Steve Jobs është vendosur pranë aktores Audrey Hepburn dhe Alfred Hitchcock. Steve Jobs për mbarë botën mbetet një yll, një yll që nuk mund të harrohet prej gjenisë së tij. mit/NOA

KOMENTE