English

NATO: Gaddafi ka humbur kontrollin mbi trupat

Libi, 8 tetor, NOA - Muamar al Gadafi, sipas vlerësimeve të NATO-s ka humbur kontrollin edhe mbi trupat e fundit të mbetura në vend. Gadafi nuk i kontrollon më ushtarët dhe nuk jep më urdhra, u tha nga aleanca perëndimore e mbrojtjes. Ministri i ri libian i Mbrojtjes Dshalal el Digheili tha në Tripoli, se fundi i luftës është pranë. Ka edhe pak rezistencë, por ajo nuk pritet të zgjasë. Luftëtarë të Këshillit Tranzitor kanë luftuar prej katër javësh në qytetin e lindjes së Gaddafit, Sirte. Edhe në qytetin Bani Walid në shkretëtirë pati luftime të ashpra mes besnikëve të ish-diktatorit dhe forcave të Këshillit Tranzitor. Vendndodhja e Gaddafi-t ende nuk dihet. NOA

KOMENTE