Pescara, 8 tetor 2011, NOA- Një nënë u arrestua në Pescara të Italisë nga policia, pasi nxirrte vajzën e saj të mitur, vetëm 12 vjeç që të prostituonte. Shkak për këtë nismë ishte varësia e saj ndaj lojrave të fatit, ku lekët që dilnin nga trupi i njomë i së bijës, i hidhte në bingo. Pas kësaj u arrestuan edhe dy klientë të së miturës, një i moshuar i moshës 92 vjeçare fqinj i vogëlushes dhe një 18 vjeçar me probleme në sjellje dhe me probleme mendore. Gruaja e moshës 43 vjeçare, tashmë pritet të përballet me akuzat për prostitucion ndaj të miturave. Ndërkaq dy klientët e akteve seksuale janë shoqëruar në polici, ndërsa mësohet se viktima ishte rritur në një familje të vështirë dhe me probleme. a.y/NOA