English

Nis sulmi në jug të Sirte

Sirte, 8 tetor 2011, NOA- Forcat e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit në Libi me rreth 100 mjete në të cilat janë montuar armë të rënda, nisën ofensivën në jug të Sirtes, mes bastioneve të fundit të kolonelit Muammar Geddafi. Sipas një gazetari të Reuters i cili ndodhet në vendngjarje luftëtarët thërrasin, “Zoti është i madh”. Ndërkaq sipas gazetarit thuhet se kjo është vetëm një nga ofensivat e nisura në drejtim të Sirtes, vendi i fundit që po bëhet pengesë për Këshillin Kombëtar të Tranzicionit dhe rebelët. a.y/NOA

KOMENTE