English

Parashikimi i motit për 9 tetor 2011

Tiranë, 8 tetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, edhe nesër deri në mesditë do të mbetemi në kushte të vranësirave dhe shirave me intensitet mesatar. Shira të dendur do të bien në verilindje dhe juglindje të territorit ndërsa në pjesën tjetër të Shqipërisë shirat do të jenë të dobët. Gjatë pasdites parashikohet përmirësim i kushteve atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat e dobët të zhvendosen vetëm në zonat Lindore të territorit, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve por vranësirat do të mbeten të pranishme gjatë gjithë ditës. Në mbrëmje dhe gjatë natës vranësirat dhe shirat do të largohen gradualisht nga i gjithë vendi. Situata termike paraqet ndryshime të dukshme pasi temperaturat do të bien 3 gradë në vlerat minimale por nuk do të ketë ndryshime në vlerat maksimale. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 40 km/h dhe drejtim Veriperëndimor, kjo do të bëjë që në det dallgëzimi të arrijë 4 ballë. Europa Serish nesër, Europa veriperëndimore dhe Europa qendrore do të karakterizohen nga kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe shirat me intensitet të lartë do të dominojnë këto rajone. Shira më të dendur do të ketë në Suedi dhe Gjermani ku problematike do të paraqiten stuhitë e forta të erës. Në zonat e larta të Norvegjisë dhe Suedisë do të ketë dhe dëbore të dendur. Po ashtu vranësira dhe shira të dendur do të ketë në Europën Juglindore. Problematike situata do të paraqitet në Bullgari, Rumani dhe në Greqi pasi shirat do të bien me intensitet të lartë dhe do të shoqërohen me stuhi ere. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të mbetet me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë: - Greqia do të rrezikohet për shira të dendur dhe dallgëzim në det - Gjermania do të rrezikohet për shira të dendur dhe erë të fortë - Norvegjia do të rrezikohet për shira të dendur dhe dëborë a.y/NOA

KOMENTE