English

Pasqyra e shtypit, 8 tetor 2011

Tiranë, 8 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 8 tetor 2011.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Lista e legalizimeve, emrat e 639 fituesve”, i cili flet për përfituesit sipas listës së ALUIZNIT. Disa tituj të tjerë janë; “Ministri Bode publikon fotot e me pedagogen Jola Xhafo, dy muaj bashkëjetesë”, “Protokolli, vetëm 1 orë ceremoni për Alinë, zbulohet amaneti”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “Intervista që Alia la amanet t’i botohej pas vdekjes”, i cili flet për një dorëshkrim që Alia ka lënë në SHBA. Disa tituj të tjerë janë; “Legalizimet e personave me mangësi në dokumente”, “Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin “Ja pse e rrëzuam ligjin e pronave”, “Baftjar Zeqo: Fieri, qyteti marrë peng”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor në ditën e sotme: “Strasburgu gjobit me 3.2 mln euro qeverinë””, i cili flet për vendimin e KE. Disa tituj të tjerë janë; “Skrapi i Azotikut, sekuestro dokumenteve të tenderit”, “Ish-presidenti Alia largohet me komente të vakëta”, “Zbardhet vendimi që heq mandatin deputetit Beqja”, “BE: Po shtohen azilantët nga Shqipëria, do rishikohen vizat”.

Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Mjekja: Momentet e fundit të Ramizit”, i cili pasqyron një intervistë të mjekës që kuroi ish-Presidentit. Disa tituj të tjerë janë; “Erioni dhe Bertina, ndahet çifti i përfolur i BB3”, “Bashkia: Lista më 60 taksa që do të hiqen”, “Ilir Beqjas i ikën mandati: I drejtohem Strasburgut”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Islami: 12 kriteret e BE, më të rëndësishme se pakti i Ramës”, i cili pasqyron deklaratën e djeshme të deputetit socialist. Disa tituj të tjerë janë; “Ndahet nga jeta ish-presidenti Ramiz Alia”, “Redon Makashi: Ka ardhur koha të ndërrojë status”, “Malaj dhe Harasani: Nuk na duhet parti e re”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. a.k/NOA

KOMENTE