Pogradec, 8 tetor 2011, NOA- Krimi brenda familjes ka goditur sërish, këtë herë në qytetin e Pogradecit, ku një baba i moshuar ka ekzekutuar me sopatë djalin e tij 25 vjeçar. Sipas të dhënave paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë, ndërsa si babai- vrasës është identifikuar Njazi Kromollari. Mësohet se vrasja makabre ka ndodhur pas një debati mes viktimës dhe autorit, ku i moshuari e ka gjetur zgjidhjen te presa e sopatës, duke masakruar kështu djalin e tij. Ndërkaq viktima është identifikuar si Kudret Kromollari i moshës 25 vjeç. Lidhur me këtë rast uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarje ku dhe arrestuan të moshuarin Kromollari, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.y/NOA
Pogradec, babai vret me sopatë djalin 25 vjeç
-
xhuc korcari22:04 - 08 Tetor 2011mos mirnjohes ndaj familjes se tij