Itali, 8 tetor NOA - Tashmë mund të themi se është shumë e qartë që dielli është i dëmshëm për lëkurën në rast se ne nuk marrim masat e duhura në momentin që ekspozohemi kundrejt tij. Faktikisht edhe rrezet diellore UVA, që ndër të tjera janë rreth 20 herë më të bollshme se rrezet më të njohura UVB, janë shumë të rrezikshme pasi provokojnë dëmtime të thella lëkurë, pikërisht në atë nivel, nga i cili mund të nisë dhe tumori. Një rezultat i tillë është provuar nga një studim i cili është publikuar në Journal of Investigative Dermatology. Është bërë e ditur se rrezet e diellit UVA provokojnë një dëmtim të lëkurës shumë më të thellë dhe të rrezikshëm krahasuar me ato UVB. r.b/NOA