Moskë, 8 tetor 2011, NOA – Dy shkencëtarë rusë, burrë e grua janë vrarë mbrëmjen e të premtes nga rebelë kaukazianë në fshatin Neitrina në Republikën kaukaziane ruse të Cabardino-Balcaria. Ky vend kaukazian është kthyer prej një viti në arenën e atentateve dhe përleshjeve mes forcave kryengritëse dhe autoriteteve të policisë së vendit. Dzhamal Guliyev, kryeinxhinier i laboratorit Baksan në Neitrina dhe bashkëshortja e tij u gjetën të vrarë me armë zjarri në shtëpinë e tyre. Ata punonin në laboratorin e fizikës në fshatin Neitrina, i njohur si laboratori sekret sovjetik i ideuar nga shkencëtari dhe fizikanti italian Bruno Pontecorvo. Laboratori i Neitrinës u inaugurua në vitin 1977. mit/NOA