Washington, 8 tetor 2011, NOA – Shakira, këngëtarja kolumbiane do të jetë këshilltare e Presidentit amerikan Barack Obama gjatë zgjedhjeve presidenciale të vititi 2012. Ju do të thoni pse? Këngëtarja e famshme do ta njohë dhe do t’i japë këshilla presidentit të SHBA-ve mbi edukimin ispanik, këshillim që do të fokusohet më tej në kujdesin ndaj fëmijëve latino-amerikanë. Ylli i pop-it ka përzgjedhur hitet e njohura “Whenever, Wherever” dhe “Waka Waka”, himni zyrtar që shoqëroi Botërorin 2010 të futbollit i mbajtur në Afrikën e Jugut për ta shoqëruar këtë fushatë konsulence. Këngëtarja 34-vjeçare është impenjuar prej disa kohësh në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Bashkë me fondacionin ONG “Barefoot foundation”, ylli kolumbian dhe një nga artistet më të dashura të muzikës ndjek nga afër rritjen e fëmijëve në vendet e varfra dhe aty ku fatkeqësitë natyrore kanë bërë kërdinë. mit/NOA