Nëse fillimi i “dialogut politik” mes Serbisë dhe Kosovës nënkupton gatishmërinë e udhëheqësve të dy shteteve të pavarura që të fillojnë në mënyrë të suksesshme kaptinën e paqes dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, atëherë qysh sot ju konfirmoi mbështetjen time të plotë për këtë. Megjithatë, nëse dikush në Beograd mendon se dialogu nënkupton negociata për statusin politik të Kosovës - kjo nuk do të ndodhë, ngase kjo çështje është zgjidhur që moti. Në këtë kuptim, idetë e Beogradit për njëfarë konference ndërkombëtare për Kosovën tingëllojnë paksa si qesharake. Oferta jonë e parë dhe e fundit e Kosovës së pavarur për veriun është e përfshirë në Planin e Ahtisarit dhe kushtetutën e Kosovës, dokumente këto të cilat qeveria e Serbisë si duket nuk i ka lexuar mirë - porosit kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën dhënë të përditshmes beogradase, Danas. Ai shprehet i bindur se problemi aktual në veri të Kosovës do të zgjidhet dhe se barrikadat do të hiqen, por hap pas hapi dhe pa përdorim të dhunës. Siç thotë Thaçi, dëmin më të madh nga barrikadat e ka popullata serbe, të cilën strukturat kriminale atje, me shfrytëzimin e kombinimit helmues mes nacionalizmit dhe banditizmit, e kanë vendosur nën rrethim. Sidoqoftë, çfarëdo që ndërmerr qeveria e Kosovës në lidhje me çështjet më të ndjeshme, e ndërmerr në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, thekson Thaçi, duke vlerësuar se “politika kokë në vete” në territoret e ish-Jugosllavisë mund të vërehet vetëm në veprimet e autoriteteve në Serbi.
Kur keni ndër mend të vizitoni Beogradin? Me çfarë kushte? Atë ditë që do të ftohem zyrtarisht, si kryeministër i Republikës së Kosovës. Si i komentoni vlerësimet se Kosova do të bëhet vërtetë e pavarur, vetëm pasi që të pranohet nga Beogradi? Natyrisht se vlerësimet e tilla duhet të kuptohen vetëm në kontekstin e simbolikës që përmban në veti fjala fqinjësi e mirë. Një vlerësim i tillë është simbolik, por nuk ka ndonjë lidhje me realitetin. Kosova është shtet i pavarur, pavarësisht nga ajo se a njihet apo jo nga Serbia. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë tejet të rëndësishme për një shtet të ri, siç është Kosova, ne dëshirojmë të kemi marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të gjithë-përfshirë edhe Serbinë-por ekzistenca dhe zhvillimi i Kosovës nuk varën nga kjo. Gjatë viteve të kaluara keni deklaruar disa herë se zyrtarët nga Beogradi në takimet joformale kanë pranuar se Kosova është e humbur për Serbinë. A ka ndryshuar retorika e tyre jozyrtare? Jo, nuk ka ndryshuar. Edhe sot e asaj dite këto takime dhe biseda zhvillohet në mënyrë paralele, si jozyrtare dhe zyrtare. Zyrtarisht, Beogradi i përmbahet kinse kursit të vet radikal të mosnjohjes, ndërsa jo-zyrtarisht dhe individualisht, pothuajse të gjithë politikanët tuaj nuk ngurrojnë të pranojnë se Kosova për ta është e humbur, e tejkaluar dhe para se gjithash, një çështje e parëndësishme kundrejt problemeve aktuale, me të cilat po përballet Serbia. Pse keni insistuar që krahas zyrtarëve të EULEXit në kalimet Jarinje dhe Bërnjak të vendosen edhe policët dhe doganierët e Kosovës? Për shkak se prania e policisë dhe doganierëve të Kosovës në kalimet ndërkombëtare kufitare nënkupton edhe praninë e institucioneve të Kosovës. Prania institucionale dhe kontrolli i kufijve shtetëror është obligim i ynë kushtetues, rajonal dhe ndërkombëtarë. BE-ja thotë se prania e zyrtarëve kosovarë në kalime është në numër minimal dhe simbolik dhe se nuk ka arsye për kundërshtime nga Beogradi, ngase në thelb nuk ka ndryshuar asgjë dhe se çdo gjë është në përputhje me rezolutën 1244. Kjo bie ndesh me rrëfimin tuaj, se është konfirmuar integriteti i Kosovës së pavarur. Si i vlerësoni komentet nga BE-ja? Të ju them, të gjithë, pra edhe ju, janë të lirë të komentojnë si të dëshirojnë gjendjen në veri të shtetit tonë. Aq më tepër, në të njëjtën frymë mund të interpretoni edhe deklaratat që vijnë nga Brukseli; të njëjtën gjë e bën edhe qeveria juaj në Beograd. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se interpretimet e tilla janë faktike dhe objektivisht të vërteta. Janë këto interpretime për përdorim të brendshëm. Ajo që dihet objektivisht, është se ne më 25 korrik 2011 e kemi konfirmuar integritetin shtetëror në tërë territorin tonë. Çfarë zgjidhje pritni për barrikadat, të cilat serbët i kanë vendosur në veri të Kosovës? A synon Prishtina të fillojë aksionin për pastrimin e tyre? A keni biseduar për këtë me shtetet anëtare të BE-së dhe me SHBA-në? Para se gjithash, qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të udhëheqë politikë paqësore dhe racionale kundrejt veriut dhe banorëve të atjeshëm. Të gjithë pajtohemi se politika e barrikadimit më së shumti dëmton popullatën serbe dhe se është e padobishme në çfarëdo konteksti politik. Çfarëdo që ndërmerret nga ana e jonë, gjithmonë do të jetë në koordinim dhe bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare dhe partnerët tanë. Edhe sa kohë mund të mbijetojnë barrikadat dhe nga çka varët kjo? Jo shumë gjatë. Tashmë po duken problemet që janë krijuar, në kuptimin e përditshmërisë dhe vështirësimit të kushteve të jetës për popullatën atje-si nga aspekti i sigurisë, e gjithashtu edhe ai ekonomik. Për çdo ditë kemi gjithnjë e më shumë incidente, plagosje, mungesë të ligjit. Të ju përgjigjem, pra barrikadat do të hiqen. Kjo do të bëhet hap pas hapi dhe pa përdorim të dhunës nga institucionet, të cilat janë përgjegjëse për situatën e sigurisë në tërë Kosovën. Autoritetet në Beograd, por edhe opozita në Prishtinë, po theksojnë se aksioni për vendosjen nën kontroll të kalimeve ka qenë i pasuksesshëm. Cila është përgjigjja juaj ndaj këtyre komenteve? Mendoj se në këtë pyetje tashmë jam përgjigjur. Interpretimet dhe komentet natyrisht janë të pafundme dhe të lira. Sa na përket neve, Kosova sot funksionon se njësi e tërë territoriale dhe administrative shtetërore. Situata në kalimet në veri është shumë më e mirë, se sa që ka qenë para një viti, e do të jetë edhe më e mirë pas një viti. Pra, bëhet fjalë për një proces institucional. Çfarë do të pasojë në veri të Kosovës? Cilat janë aksionet, të cilat qeveria e Kosovës synon t’i ndërmerr në të ardhmen? A do të ketë aksione të reja të njësisë “ROSU”? Për çdo ditë, gjithnjë e më shumë, do të jeni dëshmitarë të vendosjes së bashkëpunimit dhe të konsensusit mes institucioneve të shtetit të Kosovës dhe popullatës serbe në veri të vendit. Për këtë jam i bindur. Në Kosovë, aksionet e policisë kundër një pjese të popullatës-e vlerësoi se ky është synimi i fshehur i pyetjes tuaj-janë të palejueshme, jo-kushtetuese dhe të pamundura. Një gjë e tillë në Kosovë nuk ekziston që 12 vjet. Policia jonë ka dalë nga koncepti i shërbimit publik; ajo nuk është polici politike, e as nuk është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të autoriteteve politike. Ndoshta te ju në Serbi është ndryshe. Çfarë mendoni për idenë e dialogut politik mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili do të pasonte atë teknik, si dhe për konferencën ndërkombëtare për Kosovën, e cila kërkohet nga disa përfaqësues të pushtetit në Beograd? Nëse me dialog politik nënkuptohen negociatat për statusin politik të Kosovës, kjo nuk do të ndodhë. Kjo çështje është zgjidhur që moti: faktikisht kjo është bërë në vitin 1999, ndërsa ligjërisht është formuluar dhe është zbatuar nga 17 shkurti 2008, pas miratimit të propozimit të Ahtisarit dhe shpalljes së pavarësisë. Kosova, si shtet i pavarur, sot është fakt i pandryshueshëm politik. Në anën tjetër, nëse me dialog politik nënkuptohet gatishmëria e udhëheqësve të dy shteteve të pavarura që të fillojnë me sukses kaptinën e paqes dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, atëherë unë qysh sot ju konfirmoj përkrahjen time të plotë për këtë. Të njëjtin mendim e kam edhe për idenë në lidhje me njëfarë konference ndërkombëtare për Kosovën. Nuk mund të rri pa thënë se ide të këtilla janë paksa qesharake. Shteti i Serbisë deri tani ka marrë pjesë në një varg konferencash dhe proceseve negociatore për Kosovën, duke filluar nga Rambujeja në vitin 1999, e deri te Vjena nga viti 2005 deri në vitin 2007. Dhe secilën herë, qeveria serbe kokë në vete është larguar, ka kundërshtuar dhe refuzuar propozimet, të cilat kanë dalë nga aty si zgjidhje të vetme të pranueshme-jo vetëm për Kosovën dhe banorët e saj, por edhe për pjesën më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare. Cila është për Prishtinën oferta e fundit, kur bëhet fjalë për statusin e veriut të Kosovës? Oferta e parë dhe e fundit janë zgjidhjet, të parapara me planin e Ahtisarit, e gjithashtu edhe me kushtetutën e Republikës së Kosovës. Janë këto mundësi, për të cilat me përgjegjësi them se nuk janë zbatuar në territorin e ish-Jugosllavisë-e në veçanti jo në serbi, duke pasur parasysh statusin e vështirë të popullatës shqiptare në Luginë të Preshevës. A është insistimi i Prishtinës për vendosjen e rregullit në veri një shenjë, se në jug të Ibrit çështja serbe është punë e kryer? Nuk po e kuptoj pyetjen tuaj. Mënyra juaj e përdorimit të këtyre termave më tingëllon paksa fyese, për këtë nivel të bisedës. Vendosja e rregullit dhe çështja serbe këtu nënvizohen si kategori politiko-policore. Frikësohem se nuk keni njohuri të mjaftueshme për realitetet shoqërore, politike dhe institucionale në Kosovë. Kosova nuk është shtet policor, në të cilin ushtrohet dhunë kundër një identiteti etnik dhe kulturor. Një realitet i tillë, për fat të keq, ka ekzistuar gjatë kohës së dhunës së pushtetit serb para më shumë se një dekade dhe shtetësia e Kosovës është pasojë e këtij realiteti. Në Kosovë nuk ekziston çështja serbe. Në Kosovë jetojnë dhe ekzistojnë serbët, të cilët së bashku me shqiptarët dhe bashkësitë tjera e përbëjnë shtetin e sotëm të ri. A do të ndihmojnë hetimet e EULEX-it për raportin e Dick Martyt në lidhje me tregtinë me organe njerëzore që të pastrohet njolla prej Kosovës? A do të bashkëpunoni ju dhe bashkëpunëtorët tuaj personalisht me këto hetime, pasi që në raportin e Martyt përmendeni si i dyshuar? Si kryeministër i Kosovës, a mund të garantoni sigurinë e dëshmitarëve në këto hetime? Tashmë e kam cekur shumë herë gatishmërinë time absolute për bashkëpunim maksimal, në procesin për të ndriçuar këto shpikje. Mendoj se është e tepërt që të kërkoj edhe këtu fillimin sa më të shpejtë të hetimeve të detajuara, të pavarura dhe gjithëpërfshirëse në lidhje me këto insinuata dashakeqe dhe të rrezikshme. Natyrisht, gjithashtu e konsideroj si obligim që pas konfirmimit të paqëndrueshmërisë ligjore dhe morale të këtyre akuzave, të kërkohet përgjegjësi e drejtpërdrejtë nga të gjithë ata, të cilët e kanë shpikur dhe përpunuar këtë gënjeshtër. Me planin e Ahtisarit parashikohet edhe themelimi i një Televizioni publik për nevojat e serbëve të Kosovës. Jo nuk është realizuar ende. Kur do të themelohet ky shërbim dhe sipas mendimit tuaj si, në kuadër të RTK-së apo si shtëpi e pavarur mediale? Po sa të përfundojë korrigjimi, kompletimi dhe votimi i ligjit të ri për emetimin publik në Republikën e Kosovës, do të fillojë puna për themelimin e kanalit të ri televiziv në gjuhën serbe, në kuadër të shërbimit publik, RTK. A ka mundësi që për gjendjen në kalimet Jarinje dhe Bërnjak të bisedohet në kuadër të dialogut në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit? Mendoj se kjo është çështje është kryer. Dialogu në Bruksel nuk po zhvillohet për shtetësinë e Kosovës, por për mënyrat se si kjo shtetësi të lëvizet përpara në kontekstin e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë me Republikën e Serbisë. Ky bashkëpunim dhe fqinjësia e mirë janë tema, për të cilat Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë e gatshme të bisedojë dhe të bashkëpunojë. Dita e dytë e panairit Work & Study në Pallatin e Kongreseve i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Një panair i cili për nga vetë prania e shumë institucioneve shtetërore, bankare, universiteteve publike dhe jo-publike, po pritet me interes të jashtëzakonshëm nga ana e të rinjve të Tiranës apo edhe nga qytete të tjera të vendit. Në këtë panair vihet re një prezencë e jashtëzakonshme e biznesit italian, kryesisht të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të cilat kohët e fundit kanë përfituar grante të ndryshme financiare falë projektit të Cooperazionit Italian. Për të promovuar kë të iniciativë të shkëlqyer të Qeverisë Italiane e ftuar speciale e Veneto Banka, bankë partnere e projektit, pjesmarrë se me një stendë të saj në këtë panair, ishte edhe parlamentarja italiane Irene Pivetti. Ky panair sipas vetë organizatorëve të tij, është kthyer në një gërshetim të interesit dypalësh të grupeve të interesit, pra atij për punësim kryesisht studentë apo shtresa të tjera të interesuara, me biznesin ky mjaft i pranishëm dhe me aktivitete konkrete promovimi si tryeza apo konferenca të ndryshme, prezantime projektesh dhe sipërmarrjesh, etj. Në takimin që Onorevole Pivetti pati me drejtuesit më të lartë të Veneto Banka, shprehu padyshim me superlativa mbështetjen që kjo bankë po i jep projekteve të ndryshme të zhvillimit të biznesit italian në Shqipëri, si në sektorin fazon, turizëm, bujqësi dhe industri të ndryshme.