English

Bien temperaturat, nis dëbora në Kukës e Librazhd

Tiranë, 9 tetor 2011, NOA – Rënia e ndjeshme e temperaturave ëshë shoqëruar me reshje dëbore në disa zona të vendit. Malet e Kukësit dhe të Librazhdit janë mbuluar sot nga reshjet e para të dëborës, ndërkohë që gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshjet e shiut. Reshjet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit edhe në malin e Shebenikut si dhe Fushë Studën të komunës Stëblevë ka mbuluar rreth 5 centimetra të gjithë zonën, ndërsa qyteti i Elbasanit për më se 12 orë u përfshi nga reshje të dendura shiu. Këto reshje nuk janë shoqëruar me pasoja sa i takon qarkullimit të automjeteve. Të gjitha akset rrugore rurale si dhe ato nacionale janë të lira. Temperaturat në këto zona janë ulur deri në 9 gradë celsius, ndërsa në majat e maleve dëbora qëndron ende e pashkrirë. Reshjet e dëborës janë regjistruar në lartësinë 1200 metër mbi nivelin e detit, ndërsa në ditët në vijim pritet që temperaturat të vijojnë të ulen. a.q/NOA

KOMENTE