English

David e Victoria Beckham duan pasaportë për të bijën Harper

Londër, 9 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Ajo mund të jetë vetëm tre muajsh, por prindërit e saj tashmë janë duke përgatitur vogëlushen e tyre për një jetë të fluturimit. Ata janë parë së bashku, ditën e Shtunë, duke shkuar për një aplikim pasaporte, në ndërtesën Wilshire Federal, në Los Angeles. Vogëlushja simpatike kishte veshur një fustan të trikotur tepër të lezetshëm dhe kishte hedhur krahëve edhe një triko të butë. Rreth kokës, kishte vendosur një shirit, i cili e bënte të dukej edhe më e ëmbël. David dhe Victoria ishin veshur tepër thjeshtë, me një palë xhinse dhe me një T-shirt. David, sapo ka bërë një tatuazh të ri në dorën e tij, por fillimisht ka parapëlqyer ta mbajë atë të fshehur, duke mos e nxjerrë në publik. Por mesa duket, së fundmi Victoria ka përzgjedhur faqen e saj personale në Twitter për të publikuar një foto të dorës së tij të majtë, në të cilën ndodhej tatuazhi, ku shkruhej fjala “Dashuri”. Në fotografi ndodhej dora e të atit, së bashku më dorën e vogëlushes Harper, ku komenti i bashkangjitur i Victorias shkruante: “Harper e dashuron tatuazhin e babait të saj.” Vogëlushja Harper e ka të nevojshme pajisjen me pasaportë amerikane, pasi ajo ka lindur në SHBA. Sipas ligjit, të dy prindërit duhet të jenë të pranishëm për të marrë dokumentin ligjor të vogëlushes. Një i pranishëm tregoi për X17Online: “Siguria ishte tepër e lartë, ndërsa David dhe Victoria po afroheshin drejt ndërtesës. Agjentët e Armatosur Federalë qëndronin roje jashtë ndërtesës, ndërkohë që familja Beckham trajtonte dokumentet brenda.” Nuk ka asnjë dyshim që David dhe Victoria së shpejti do të dërgojnë vajzën e tyre më të vogël, në Mbretërinë e Bashkuar për të parë familjen e tyre. Pavarësisht se familja Bechkam momentalisht po jeton në SHBA, ata bëjnë udhëtime të rregullta në Angli, madje ish lojtari i Manchester United, shpesh bën udhëtime për të parë se si luan skuadra e vjetër e tij. a.k/NOA

KOMENTE