English

Eksponentë të PS homazhe pranë trupit të pajetë të ish-Presidentit Ramiz Alia

Tiranë, 8 tetor 2011, NOA – Familjarë, të afërm e dhjetëra miq e besnikë të regjimit të shkuar komunist po zhvillojnë homazhe në këto momente për nder të ish-liderit të fundit komunist shqiptar, Ramiz Alia njëherësh ish-Presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste pas rrëzimit të sistemit monist. Ish-Kryetari socialist i parlamentit Servet Pëllumbi, Kryetari i grupit kuvendor të PS-së Gramoz Ruçi dhe deputeti e ish-kryetari i Kuvendit Namik Dokle janë tre nga përfaqësuesit e socialistëve që kanë mbërritur për homazhe pranë arkmortit me trupin e pajetë të të ndjerit Ramiz Alia, i vendosur në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë. Përgjatë një ore deri në orën 11.00 është përcaktuar edhe protokolli zyrtar i homazheve për nder të ish-Presidentit komunist. Përveç deputetit Erion Braçe që kishte ngushëlluar familjen e ish-udhëheqësit komunist për ndarjen nga jeta të të dashurit të tyre, mesazhet e ngushëllimit mungojnë nga Partia Socialiste, si edhe nga Partia Demokratike. Madje deri më tani nuk është lajmëruar asgjë nëse përfaqësues të lartë të shtetit do të nderojnë me homazhe. Megjithatë pritet që ata të mungojnë, duke qenë se Presidenti i Republikës Bamir Topi ka lajmëruar nisjen për në Turqi, ndërsa kryeministri do të jetë në Korçë për inaugurimin e një rruge. Pas homazheve pranë trupit të pajetë të ish-Presidentit komunist, njëri nga eksponentët e Partisë Socialiste dhe ish-Kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi deklaroi për mediat se Ramiz Alia duhet të respektohet si ish-Presidenti komunist i dhe i pari presidenti i Shqipërisë pluraliste dhe duhet të kujtohet edhe për këtë fakt kontradiktor. Ndërsa historiani dhe politikani Pëllumb Xhufi e cilësoi atë si iniciator i një sërë nismave. “Aktiviteti i tij lidhjet që u krijuan me Kosovën lanë gjurmët e tyre pasi sollën dy pjesët e trungut amë më afër njëri tjetrit dhe për këtë i detyrohemi edhe Ramiz Alisë”, tha Xhufi. Homazhet për nder të ish-liderit të fundit komunist vijojnë... mit/NOA

KOMENTE
  • Gazi Shehu11:46 - 09 Tetor 2011
    ky kafsh ce ka ngordh, ich kafsha me e rrezikshme ne bot,prandaj ngordhja e kesaj kafshe do te ichte me warje ose plumbin
  • fasllie11:29 - 09 Tetor 2011
    ne ke raste e tregojne veten koke palaret