English

Foshnjat bëjnë dallimin mes të drejtës e të gabuarës, kur janë vetëm 15 muajsh

Los Angeles, 9 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Një studim i ri ka treguar se aftësia për të treguar dallimin në mes të drejtës dhe të gabuarës, është një cilësi, të cilën edhe foshnja mund ta ketë. Foshnjat arrijnë të kuptojnë të drejtën dhe të padrejtën, si edhe janë të vetëdijshëm për ndarjen e pasurive të tyre me të tjerët. Foshnjat, të cilët morën pjesë në një studim, ishin në gjendje të dallonin në mes shpërndarjes së barabartë dhe jo të barabartë të ushqimit, duke treguar kështu një vetëdije të drejtësisë, treguan shkencëtarët. Në këtë studim, u vu re gjithashtu, se sa të ndjeshëm dhe të gatshëm ishin foshnjat në ndarjen e një lodre të preferuar. Dr. Jessica Sommerville, psikologe në Universitetin e Uashingtonit u shpreh: “Zbulimet tona tregojnë se norma e drejtësisë dhe altruizmi janë fituar më shpejt nga sa kemi menduar.” Studimi, i botuar në revistën PLoS ONE, përmbante dy video të bebeve 15 muajsh. Në videon e parë, disa personave iu shpërndanë fishekzjarrë në mënyrë jo të barabartë ndërmjet tyre. Ndërsa në videon e dytë u paraqit ndarja e qumështit ndërmjet dy personave, në mënyrë të barabartë ndërmjet tyre. Shkencëtarët vunë re se foshnjat kaluan më shumë kohë duke parë se si ushqimi shpërndahej mes njerëzve. “Foshnjat kanë shumë gjasa për të dalluar idetë e drejtësisë dhe të padrejtësisë, duke kuptuar edhe se si njerëzit e trajtojnë njëri tjetrin.”- tha Dr Sommerville. a.k/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi04:04 - 09 Tetor 2011
    NJE ZBULIM QE S'E KANE DITUR AS JURISTET. Ky zbulim sensacional per foshnjat te cilat ndjejne padrejtesine dhe drejtesine qe kur jane foshnja,mer supervlera per te gjithe kokat politikane ne c'do shtet qe te jene.Ndersa per Shqiptaret qe drejtesia ju eshte mohuar nder shekuj,zbulimi ju tregon dirigjenteve te shtetit dhe drejtesise sa te kuideseshem duhet te jene me konceptet e drejte dhe e shtrember. Kur ndjenjen per drejtesi e paskan foshnjat,c'duhet te themi per te rinjte,te riturit dhe per moshe e trete,si,sa,qysh,e ndjejne gjithe kjo shtrese e shqiptareve konceptet e DREJTE dhe e SHTRMBER.Ky fakt spjegon edhe vrasjet qe ndodhin midis shqiptareve per sensibilitetin dhe sedren e tyre prekur nga c'drejtesia qe i cenon o kercenon.Edhe Universitetet e drejtesise s'e kane ditur kete zbulim bashkekohor qe s'ka si mos vleresohet ne te arthmen.