English

Grabit kazinonë gjatë ndërrimit të turneve, në kërkim autori

Shkodër, 9 tetor 2011, NOA – Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Vasil Shanto”, të qytetit të Shkodrës, përballë vendit të quajtur sheshi 2 Prilli, një person ende i paidentifikuar ka vjedhur nën kërcënimin e një arme zjarri, një shumë parash, në një kazino. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore ku nga veprimet e paraprake hetimore, rezultoi, personi iI paidentifikuar, ka hyrë në ambientet e kazinosë në fjalë, në momentin kur punonjesit e saj po ndërronin turnin. Autori, i cili ka qenë i armatosur me një armë zjarri, ka hyrë i maskuar dhe ka kërcënuar punonjësit duke i marrë me dhunë një shumë parash. Nga Strukturat e Krimit Kundër Pronës në Drejtorinë e Policisë Qarku Shkodër, po punohet për zbulimin e zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit. a.q/NOA

KOMENTE
  • Toni Tba17:03 - 09 Tetor 2011
    keshtu eshte shembulli edhe per te tjeret... hehhehehehhe.