Rekjavik, 9 Tetor 2011 - Irlanda është vendi i parë nga shtetet me probleme të eurozonës, e cila do të largohet nga ombrella e shpëtimit dhe do të kthehet përsëri në tregun e kapitalit. Që vitin e ardhshëm, qeveria do të përpiqet që të nxjerrë përsëri në treg obligacionet shtetërore, tha kryeministri irlandez Enda Kenny në një intervistë televizive. Përveç kësaj, kryeministri pret që agjencitë e ratingut të bëjnë së shpejti një vlerësim pozitiv për Irlandën. Midis shteteve të eurozonës me borxhe të larta, Irlanda ka marrë një zhvillim shembullor, tha Kenny. Irlanda vitin e kaluar pati rrëshqitur në një krizë të rëndë shtetërore. Si rezultat ajo u detyrua të pranojë ombrellën e shpëtimit të BE-së dhe të FMN-së.