Berlin, 9 tetor 2011, NOA - Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick ka kritikuar ashpër qeverinë gjermane. Ai akuzon kancelaren Merkel se po i del ballë krizës pa plan të qartë. “Kjo do të kushtojë më shumë”, ka thënë ai. "Shumë gjëra në politikë bëhen si me zor, pa vizion, por ekonomia dhe tregjet kanë nevojë për orientim dhe qartësi", ka theksuar Zoellick. Kur para 20 vjetësh u shpërbë blloku lindor, kancelari i atëhershëm Helmut Kohl kishte një vizion, se si duheshin zhvilluar gjërat. Kjo tani mungon, dhe sa më shumë që të zgjasë kjo gjendje, aq më shumë para kushton kjo, dhe aq më pak opsione për zgjidhje do të ketë". Zoellick i bëri thirrje Gjermanisë të marrë më shumë përgjegjësi për të zgjidhur krizën. Ai kujtoi se vende të tjera të rëndësishme si Franca apo Italia janë të zëna aktualisht më shumë me problemet e tyre. a.q/NOA