English

Kthehet i pirë në shtëpi, rreh djalin e gruan

Vushtrri, 9 tetor 2011, NOA- Një burrë nga Vushtrria në Kosovë ka dhunuar fizikisht djalin dhe gruan e tij për motive të dobëta. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarje, një burrë rreth të 50-ve është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur dhe nuk ka duruar dot asnjë nga fjalët e familjarëve të tij, por si përgjigje të vetme ka gjetur dhunën. Ndonëse dëmtimet e marra bënë që nënë e bir të denoncojnë kryefamiljarin, nga ana e Prokurorisë nisën hetimet në gjendje të lirë. a.y/NOA

KOMENTE