English

Lushnje, të shtëna armësh te “Pushimi i shoferit”

Lushnje, 9 tetor 2011, NOA- Disa të shtëna armësh janë dëgjuar pak më parë në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” në qytetin e Lushnjes. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti i thanë NOA, se si autor për këto të shtëna armësh kanë qenë dy djem të rinj të cilët janë vënë në prangat e policisë. Mitat Agalliu 28 vjeç dhe Sokol Kalemi 30 vjeç kanë qëlluar me automatik në ambientet e një lokali në këtë qytet duke terrorizuar të pranishmit në ambientet e tij. Ndonëse dy autorët e kësaj ngjarje janë prangosur nuk bëhen ende të ditura arsyet që kanë çuar në këtë ngjarje ndërsa dy djemtë po merren në pyetje. a.y/NOA

KOMENTE