English

Parashikimi i motit për 10 tetor 2011

Tiranë, 9 tetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, situata e motit të paqëndrueshëm do të na shoqërojë edhe gjatë ditës së nesërme (e hënë) pasi vranësirat dhe shirat e dobët do të mbeten prezent. Por për sa i përket zonave të ulëta dhe ato bregdetare herë pas here do të kenë intervale të shkurtra me kthjellime. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira me intensitet mesatar në zonat malore të vendit ku në ekstremin verior do të ketë reshje të pakta dëbore ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të izoluar. Në fakt vranësirat dhe shirat më të dendur do të jenë më tepër të pranishme në zonat malore. Gjatë natës parashikohet të ketë dobësim të ndjeshëm të intensitetit të reshjeve. Për sa i përket temperaturave të ajrit, mëngjeset do të jenë më të ftohta pasi do të ketë sërish rënie por edhe mesdita do të ketë 2 gradë rënie të temperaturave. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 40 km/h dhe drejtim verior veriperëndimor, kjo do të bëjë që në det dallgëzimi të arrijë deri në 3 ballë.

Europa Nesër, Europa veriperëndimore, vendet e Balltikut dhe Europa Qendrore do të mbeten në kushtet e motit të paqëndrueshëm. Sërish shira të dendur do të bien në Ishujt Britanike, Gjermani dhe në vendet e Balltikut. Ndërsa në Skandinavi do të ketë edhe reshje të pakta dëbore. Po ashtu me vranësira dhe shira të dendur do të mbetet Europa Juglindore ku problematike do të vijojë situata në brigjet detare të Greqisë dhe Turqisë pasi era e fortë do të sjellë dallgëzim të lartë në det, gjithashtu edhe deti Jon dhe Adriatik do të jetë i trazuar. Shira me intensitet më të lartë do të bien në Greqi dhe Turqi të cilat do të zgjasin gjatë gjithë ditës. Ndërsa Europa Jugperëndimore, Ballkani verior dhe Europa Lindore do të mbeten me mot të qëndrueshëm pasi kthjellimet do të jenë dominuese në këto vende.

Ngjarje ekstreme në Europë: - Greqia do të mbetet me shira intensive dhe dallgëzim të lartë në det - Turqia do të alarmojë për shira të dendur dhe stuhi ere - Gjermania do të mbetet me shira të konsiderueshëm dhe dëborë të pakët a.y/NOA

KOMENTE
  • Ardinor Zenelaj20:26 - 09 Tetor 2011
    shume i mire moti