English

Presidenti Topi në Turqi me ftesë të homologut Gyl

Tiranë, 9 tetor 2011, NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, niset për në Republikën e Turqisë, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare treditore, me ftesë të Presidentit turk, Abullah Gyl. Në delegacionin zyrtar që shoqëron Kryetarin e Shtetit Shqiptar me këtë rast do të jenë të pranishëm dhe Zëvendësministri i Punëve te Jashtme, Selim Belortaja, Kryetari i Dhomës se Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka. Në kuadër të kësaj vizite zyrtare në Republikën e Turqisë, Presidenti i Republikës do të pritet me nderime shtetërore dhe do të zhvillojë bisedime me drejtuesit më të lartë të shtetit turk, Presidentin e vendit, Abdullah Gyl, me të cilin do të mbajë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp, Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan, Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek. Agjenda e Presidentit Topi parashikon gjithashtu dhe pjesëmarrjen e tij në Mbledhjen e Këshillit të Biznesit turko-shqiptar, ku Kryetari i Shtetit Shqiptar pritet të mbajë fjalën përshëndetëse. Në përmbyllje të vizitës, Presidenti Topi do të zhvillojë një takim dhe me përfaqësues të bashkësisë shqiptareTurqi. a.q/NOA

KOMENTE