Prishtinë, 9 tetor 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi priti sot në një takim Kryetarin e Asamblesë Nacionale të Kuvajtit, Jassem Mohammad Al Kharafi, i cili po zhvillon një vizitë dy ditore në Kosovë. Gjatë këtij takimi Kryeministri Thaçi është shprehur se gjatë takimit në Nju Jork me kryeministrin e Kuvajtit, Nasser Mohammed Al-Ahmed Al-Sabah mori premtime të fuqishme se në një periudhë shumë të afërt Kuvajti do ta njohë shtetin e Kosovës. Thaçi theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të thellohet në të gjitha fushat, në interes të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, ku shtoi se mirëpriten investimet ekonomike të Kuvajtit. Ndërsa Kryetari i Asamblesë Nacionale të Kuvajtit, Jassem Mohammad Al Kharafi, tregoi përkushtimin e tij për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kuvajtit. Ai me këtë rast përcolli edhe përshëndetjet e përzemërta të kryeministrit të Kuvajtit si dhe njoftoi kryeministrin që në ditët në vijim pritet të mirët vendimi i shumëpritur për njohjen e shtetit të Kosovës. Ndër të tjera ai i tha Thaçit se në një afat të shkurtër të vizitojë Kuvajtin dhe që me këtë rast do të nënshkruhen marrëveshjet e bashkëpunimi në shumë fusha, posaçërisht në funksion të investimeve të reja dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës. a.y/NOA
Në foto: Hashim Thaçi dhe Jassem Mohammad Al Kharafi