English

Universitetet hapin dyert të hënën, Tafaj: Sfidë, rritja e cilësisë

Tiranë, 9 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Në Shqipëri nis nesër viti i ri akademik, 2011 – 2012. Sipas shifrave zyrtare të dhëna nga ministria e arsimit, vetëm në universitetet publike këtë vit do të ulen 52 mijë studentë, numër ky i barabartë me totalin e studentëve në vitin 2004. “Deri tani janë regjistruar rreth 23 mijë studentë. Javën që vjen ne do të shpalim formularin e ri, A3 në mënyrë që të rikonkurojnë studentët që nuk kanë pasur mundësi të fitojnë një vend studimi. Ndërkohë janë miratuar rreth 15 mijë e 500 kuota për nivelin e dytë të sistemeve, master. Marrë në tërësi në këtë vit akademik ulen në auditoret e universiteteve tona rreth 52 mijë studentë në të re nivelet e studimeve, një numër ky i barabartë me numrin total të studentëve që kishte Shqipëria në vitin 2004”, tha ministri i arsimit Myqerem Tafaj.

Sipas tij sfidë për arsimin e lartë mbetet rritja e cilësisë. “Tani të gjithë së bashku përballemi me një sfidë tjetër më të vështirë dhe afatgjatë, rritja e cilësisë dhe krijimi i kulturës së nevojshme për vlerësimin e cilësisë në çdo institucion të arsimit të lartë në Shqipëri. Ju jeni faktori kyç edhe në këtë përballje. Cilësia kërkon më shumë auditorë, laboratorë, biblioteka dhe kapacitete të tjera. Qeveria është e angazhuar për rritjen e investimeve në arsimin e lartë, ajo i ka akorduar kampuse 5 universiteteve publike në vend”, shtoi Tafaj. Ministri kërkoi nga universitetet të ngrenë më shpejtësi grupe kërkimore për të kontribuar në kërkimin shkencor duke përfituar nga fondet respektive të Bashkimit Europian. a.q/NOA

KOMENTE