Meksiko, 9 tetor 2011, NOA- Uragani Jova po përforcohet dhe po i afrohet brigjeve meksikane të Paqësorit, ku po bëhen përgatitjet e para për përballimin e tij, ndërsa Irwin po humbet forcën dhe po klasifikohet si stuhi por gjithsesi pa u larguar nga ujërat territoriale. Ministri i Marinës ka aktivizuar gjendjen e gatishmërisë, ndërsa shtete të ndryshme po përgatiten për tu përballur me intensitet më të madh për uraganin Jova gjatë 24 orëve të ardhshme. Mendohet se forca e tij mund të godasë tokën me dallgë rreth 5 metra të larta. a.y/NOA