E hënë, 10 tetor 2011, NOA - 10 tetori shënon Ditën Botërore dhe Evropiane kundër dënimit me vdekje. BE-ja e konsideron dënimin me vdekje çnjerëzor dhe një shkelje të dinjitetit njerëzor. "Sot ne po shënojmë Ditën Botërore dhe Evropiane kundër Dënimit më Vdekje. Unë ju siguroj vazhdimësinë e angazhimin tim personal, si dhe atë të bashkimit Evropian, për të larguar dënimin me vdekje, i cili nuk ka vend në botën moderne," tha Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurisë dhe Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Catherine Ashton. BE-ja luan rolin kryesor dhe është donatori më i madh në përpjekjet nga organizatat e shoqërisë civile në botë për të bërë fushatë për heqjen e dënimit me vdekje. BE-ja përdor të gjitha mjetet në dispozicion të demokracisë dhe të bashkëpunimit dhe ndihmës për të punuar në drejtim të heqjes së dënimit me vdekje. Atje ku denimi me vdekje ende ekziston, BE-ja bën thirrje që përdorimi i saj të kufizohet në mënyrë progresive dhe insiston që ai të kryhet në përputhje me standartet minimale ndërkombëtarisht të pranuara. Në deklaratën për median shpërndarë nga Brukseli, citohet se, BE-ja inkurajon debate publike, forcimin e opozitës publike dhe bërjen presion mbi vendet që nuk e kanë hequr ende dënimin me vdekje, ose të paktën futjen e moratoriumit si një hap i parë. BE-ja gjithashtu vepron kundër dënimit me vdekje në forume multilaterale, të tilla si Kombet e Bashkuara; kulminimi i këtyre përpjekjeve ka qënë një seri rezolutash për moratoriumin për përdorimin e dënimit me vdekje, miratuar nga Asembleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Korriku 2011 shënoi 20-vjetorin e hyrjes në fuqi të këtij Protokolli të Dytë Fakultativ mbi Raportimin për Paktin Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, instrument kryesor në mbarë botën ligjore për heqjen e dënimit me vdekje. BE-ja inkurajon të gjitha shtetet të ratifikojnë ose aderojnë në këtë protokoll. a.q/NOA
BE: Pro heqjes universale të dënimit me vdekje
-
Petro Jazaj pitere19:52 - 10 Tetor 2011gabimi me i rende dhe vendimi me i pa drejte eshte heqja e denimite mevdekje shume njereze e meritoine ate ........? pa dallime shtetesie . feje bimdje dhe ideje .kure nje njeri kryen krime mbi kete persone duhet te jeshe kriminel ky persone duhete asgjesuare pa gjyqe denimi me vdekje eshte katalizatore reduktus pere parandalimin e krimite