English

Demi Moor e turpëruar: Me Kutcher gjithçka ka përfunduar

Nju Jork, 10 tetor NOA - Ka ardhur dhe fundit i historisë mes Demi Moore dhe Ashton Kutcher. Përshkrimet e fundit mbi fatin e një prej çifteve më të bukura të Hollivudit jepen nga “Daily Mail”, që citon një burim tepër të afërt të Moore: ajo është ndjerë totalisht e turpëruar nga sjelljet e fundit të bashkëshortit të tij dhe si rrjedhojë është konsultuar me avokatin e saj të specializuar në temat e divorcit, pikërisht për të nisur procedurat e ndarjes. Për fundin e historisë së çiftit, “erdhi në ndihmë” dhe situata e fundit e Kutcher, që u përfol nga e gjitha bota e gossip. Kanë qenë foto të shumta që kanë bërë të pamundur për të mohuar tradhtinë e kryer nga aktori në drejtim të partneres së tij. Duke parë situatën krijuar mund të themi se nuk do të ketë asnjë kthim prapa, pasi besimi i Demi (48 vjeçe) drejt bashkëshortit (33) ka humbur plotësisht. r.b/NOA

KOMENTE
  • Drito Alikaj01:03 - 10 Tetor 2011
    vk