Uashington, 10 tetor, NOA – E pabesueshme, por ja që është e vërtetë. Lauren dhe David Bler, një çift amerikan, është martuar ... për herë të njëqindtë!
Duket paksa qesharake ta mendosh se sa herë këta njerëz kanë shkuar në altar, ndërsa martesa nga të tjerët është parë si një lloj burgimi i përjetshëm.
Megjithatë, historia e këtyre dy amerikanëve në Tenesi, përkatësisht 60 dhe 58 vjeç, është e vërtetë pas dasmës së tyre të fundit, e cila ka qenë e 100-ta.
Mediat amerikane, kanë pohuar se martesa e parë e tyre ka ndodhur në vitin 1984, e me këtë rast, vendi i zgjedhur për shkëmbimin e unazave të martesës ishte kanioni Taponga dhe pastaj të dy kanë vazhduar për të festuar bashkimin e tyre, çdo herë duke i ndryshuar vendin.
Në dasmën e tyre të 66-të, ata vendosën një rekord të ri botëror duke vijuar më pas, ta mbanin një të tillë, me çdo martesë të kryer.
Dikush mund ta pyesë veten se çfarë mund t’i shtyjë dy njerëz, për të përsëritur premtimin e bashkimit të përhershëm kaq shumë herë.
Por duket se Lauren dhe Davidi ka qenë e thënë të jenë bërë për njëri-tjetrin dhe të mos ndahen kollaj, megjithë sfidat e jetës, duke iu rikthyer altarit herë pas here.
Lauren në fakt ka thënë se dasma është një mënyrë për të përsëritur në momentin fillestar të romancës që çdo çift e njeh mirë. Por Davidi, duket më i interesuar në faktin se pas çdo martesë ka një muaj mjalti.
Shkëndija është ndezur në mes të dyve në vitin 1982, por gjërat thjesht nuk kanë shkuar qetë mes tyre, duke i detyruar që të martohen 100 herë.
n.e/NOA