Fier, 10 tetor, NOA – Policia e Fierit dhe e Lushnjes kanë arrestuar gjatë ditës së djeshme tre presona për plagosje dhe për grabitje. Gjatë një operacioni, policia ka arrestuar; Tarion Sali Rexho, 28 vjeç, banues ne Fier. Ai akuzohet për “Kanosje” “Plagosje të lehtë” dhe “Shkatërrim Prone”. Në datën 5 tetor, Rexho ka thyer xhamat e automjetit tip “Foristrade Mitsubishi” me targa FR 9697 C, në pronësi të qytetarit Anvis V.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Pas mbledhjes së probave, Rexho do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë nga ana e prokurorisë.
Po dje policia e Lushnjës ka arrestuar për grabitje; Fjorald Albert Spahiu, 22 vjeç dhe Sajmir Thoma Vulon, 24 vjeç, të dy banues në Lushnjë. Dy personat janë kapur dje duke vjedhur një sasi prej dyzet litra naftë. Ata janë kapur teksa po merrnin naftën nga kamionin me targa KJ 7256 A, i cili ishte parkuar buzë rrugës në fshatin Zhamë të rrethit Lushnjë.
a.k./NOA