Tiranë, 10 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Inaugurohet zona këmbësore pranë kalasë së Tiranës në rrugën “Murat Toptani”, e njohur ndryshe si pedonalia e vetme në kryeqytet. Kryetari i Bashkosë së Tiranës, Lulzim Basha e dhe ambasadori i BE-së, Etore Sekui prenë shiritin e inagurimit të punimeve të kësaj rruge. Kryebashkiaku Basha tha se, ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi me Bashkimin Europian. “Ky është një inagurim pa rrisk, pasi puna ka përfunduar prej muajsh dhe qytetarët e kanë shijuar këtë rrugë. Z. Ambasador unë ju siguroj se ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi me ju. 100 metra nga këtu po finalizohen punimet në sheshin “Skenderbej”, pas disa ditësh do hapim projektin për zgjerimin e arteries nga Stacioni i Trenit deri ne Paskuqan, së shpejti bëjmë të ditur datën e hapjes së tenderit për tramin e Tiranës. Sfidat janë të mëdha, po kështu dhe mundësitë. Mos harrojmë se kemi shumë për të bërë dhe se Tirana është oportuniteti më i mirë ku mund të investojë BE”, u shpreh Basha. Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Etore Sekui vuri në dukje jo vetëm nevojën por edhe mundësinë reale të pajtimit të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë me ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Ai vërejti se rindërtimi i hapësirave historike duhet të qaset nga një këndvështrim socio-ekonomik si në zonat urbane edhe në ato rurale, duke i bërë kështu këto hapësira më të njohura dhe më të depërtueshme. “Lehtësimi i eksesit i fton njerëzit të mblidhen, dhe kjo si rrjedhojë fton bizneset të lulëzojnë. Për Bashkimin Evropian është inkurajues përkushtimi afatgjatë për ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të hapësirave historike i vërejtur të simbolizuara me këtë rrugë”, tha Sekui.
Bashkimi Evropian ka mbështetur me €2 milionë Euro rindërtimin e zonës këmbësore që shtrihet përgjatë kalasë mesjetare të Tiranës, Kuvendit të Shqipërisë e Urës së Tabakëve. Punimet për këtë rrugë kanë filluar që më 2009. Rindërtimi i zonës zyrtarisht ka qënë pjesë e një projekti më të gjërë ndihme i Bashkimit Evropian financuar me € 3.5 milionë euro nga xhepat e taksapaguesve evropiane, nëpërmjet të cilës po realizohen edhe punime të ngjashme në Himarë dhe Krujë. Rindërtimi i zonës, financuar nga BE, përfundoi këtë verë, pak përpara zgjedhjeve vendore të 8 Majit. a.q/NOA