Londër, 10 tetor, NOA - Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, ka kërkuar që liderët e vendeve të eurozonës ta pranojnë “përgjegjësinë kolektive” dhe të ndërmarrin “hapa vendimtarë” për ta parandaluar shkatërrimin ekonomik.
Në një intervistë për të përditshmen londineze, “Financial Times”, Kameruan, po ashtu, i ka bërë thirrje Francës dhe Gjermanisë, që t’i kapërcejnë dallimet dhe ta paraqesin një plan për përfundimin e paqartësive para vitit të ri.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Nikola Sarkozi, pas takimit të mbrëmshëm, kanë deklaruar se një pako gjithëpërfshirëse për shpëtimin e krizës së borxheve në eurozonë, do të paraqitet deri në fund të këtij muaji.
NOA/RFE