English

Kosovë, paga e një deputeti 30 mijë euro në vit

Prishtinë, 10 tetor, NOA - Paga që merr një përfaqësues i popullit në Kosovë varet nga funksionet qw mban, si shef i grupit parlamentar, kryetar, nënkryetar, apo qëndron në krye të ndonjë komisioni. Por, mesatarisht një deputet paguhet rreth 30 mijë eurovit.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje shpenzimet e deputetëve i konsideron si luks. Afrim Hoti nga VV, thotë se lartësia e pagave të deputetëve, në krahasim me standardin e popullit, është e madhe, shkruan sot Kosova Sot.

Kurse Nait Hasani deputet i Kuvendit të Kosovës thotë se çështja e pagës është rregulluar me ligj dhe rregullore të punës së Kuvendit të Kosovës, duke vlerësuar se nuk duhet marrë shumë me çështjen e pagës, sa më përgjegjësinë e deputetit në realizimin e objektivave që ka. Në krye të Komisionit parlamentar për Bujqësi, Hasani i ka thënë gazetës se ka buxhet të pamjaftueshëm për aktivitetin që duhet ta bëjnë në terren.

Kurse Ismet Beqiri, shef i grupit parlamentar të LDK-së, thotë se deputetet përfaqësues të popullit kanë obligime të mëdha për dallim nga të tjerët.

“Të qenit deputetë nuk është vetëm privilegj, por edhe obligim. Në aktivitetin tonë duhet të kemi një mbështetje, jo jashtë normales financiare, por vërtetë është shumë e rëndësishme për t’i kryer obligimet tona në mënyrë të duhur”, ka thënë Beqiri.

NOA/Ekspres

KOMENTE