English

Kriza në Greqi, Barroso kritikon vendet e Eurozonës

Bruksel, 10 tetor 2011, NOA - Presidenti i Komisionit Europian José Manuel Barroso kritikoi vendet e Eurozonës për trysnitë e ushtruara ndaj KE-së mbi hyrjen e Greqisë në eurozonë. Presidenti i KE-së deklaroi për gazetën gjermane “Bild” se në momentin e pranimit të Greqisë në zonën e monedhës së përbashkët këto vende kanë ushtruar trysni masive politike ndaj komisionit të BE-së. “Pranimi i Greqisë ka qenë një vendim politik. Komisioni i BE-së në një raport të vitit 1998 kishte deklaruar shprehimisht se Greqia nuk i kishte plotësuar ende kriteret për euron”, tha Barroso. Ai i akuzoi vendet e Bashkimit Europian se në mënyrë të përsëritur kanë penguar me negociata politike sanksionet efektive ndaj vendeve me borxhe të larta. “Vazhdimisht është vepruar sipas motos, njëra dorë lan tjetrën. Kjo tani duhet të marrë fund”, kërkoi Presidenti i KE-së José Manuel Barroso. DW/NOA

Në foto: Presidenti i Komisionit Europian José Manuel Barroso

KOMENTE