English

Make-up ju bën të ndiheni tërheqës, por teprimi i tij ju bën të dukeni mosbesues

Tiranë, 10 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Shumë gra mund të dëshmojnë se ekziston një lidhje e ngushtë mes bukurisë dhe make-upit. Tani, shkencëtarët kanë treguar se kozmetika, kur bëhet fjalë për bukurinë, ndikon jo vetëm në ndryshim të pamjes së jashtme, por ndikon edhe në gjykimet, kompetencat dhe besueshmërinë. Krahas të gjithë efekteve pozitive të make-upit, si kërkimi dhe ndjenja e mirë, aplikimi i një sasie të madhe, mund të ndikojë negativisht në mënyrën se si njerëzit perceptojnë ndershmërinë e një individi. Një studim, i financuar nga Procter & Gamble, shkencëtarët në spitalin Massachusetts General, Harvard Medical School, Universiteti në Boston dhe Instituti për mbrojtjen ndaj Kancerit Dana-Farber, kërkoi pjesëmarrjen e personave në aspekte të ndryshme të atraktivitetit dhe besueshmërisë. Foto të ndryshme të femrave, të cilat mbanin make-up, u shfaqën në një ekran, paralelisht me foto të tjera të tyre natyrale. Duke pasur parasysh më shumë se vetëm një paraqitje të shkurtër të imazheve, pjesëmarrësit kanë treguar se bukuria lidhej me paraqitjen, por ndershmëria dhe besueshmëria zhdukeshin kur tualeti bëhej më i rënduar. “Kur personat e studimit po shikonin fotot e publikuara, njerëzit me tualet paksa të rëndë u panë tërheqës, por më pak të besueshëm.”- komentoi Etcoff në një faqe lajmesh. Znj. Tiffany Field, profesoreshë në Universitetin Miami's Miller School of Medicine, u shpreh: “Ky fenomen është i pranishëm që nga lindja. Edhe të sapolindurit kanë një preferencë për fytyrat tërheqëse. Një nga karakteristikat më diskriminuese është efekti i kundërt, i cili ka të bëjë me teprimin e tualetit.” “Ekzistojnë shumë mënyra të tjera për tu ndierë të bukura. Ngrohtësia, besimi, energjia e karakterit tuaj mund të jenë pikat tuaja më tërheqëse. Nuk ka asgjë më tërheqëse se sa një grua të sigurt në zë dhe me një stil të rehatshëm në lëkurën e saj.”-përfundoi Znj. Tiffany Field. a.k/NOA

KOMENTE