English

Menopauza një fazë normale për 90 % të femrave

Itali, 10 Tetor NOA - Menopauza nuk shihet më si një moment negativ në jetë. Më shumë se 90 % e femrave ka pohuar se ajo është një fazë normale në jetë, madje për 20 % është një eksperiencë e mirë. Një fakt të tillë e pohojnë mbi të gjitha femrat në menopauzë dhe në post-menopauzë, pra vetë ato femra që e kanë përjetuar këtë eksperiencë. Gjithashtu është rezultati i një sondazhi të kryer nga Instituti Superior i Shëndetësisë (ISS) dhe nga Instituti Mario Negri, i drejtuar mbi rreth 1 mijë e 200 femra mes moshës 45 dhe 60 vjeçare në Lombardi, Toskanë, Lacio dhe Sicili. r.b/NOA

KOMENTE