English

Ndeshja Shqipëri-Rumani, rrugët për në “Qemal Stafa” bllokohen 9 orë

Tiranë, 10 tetor, NOA – Policia e Tiranës ka bërë publik sot planin e masave për ndeshjen Shqipëri-Rumani, që do të mbahet nesër në stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”.

Për të garantuar mos bllokimin e trafikut, policia rrugore do të ndalojë qarkullimin në tre prej akseve kryesore që të çojnë për në stadium. Sipas policisë, do të bllokohen rrugët “Derbvish Hima”, “Asim Zeneli” dhe rruga “Perlat Rexhepi”. Në këto rrugë nuk do të lejohet qarkullimi për automjete nga ora 14.00’ deri në orën e 23.00’.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 22.00’, dhe është e vlefshme për eliminatorët e Kampionatit Europian të Futbollit.

a.k/NOA

KOMENTE