English

Poloni, Tusk drejt fitores elektorale, humbet Kaçinski

Poloni, 10 tetor, NOA - Në zgjedhjet parlamentare në Poloni kryeministri Donald Tusk sipas të dhënave të para të pjesshme, është konfirmuar për një mandat të dytë. Kështu për herë të parë që prej kthesës në vitin 1989, një qeveri polake arrin të rizgjidhet. Sipas rezultateve paraprake Platforma Qytetare liberal-konservatore e Tuskut ka marrë mbi 37% të votave.

Për liderin e opozitës Jaroslav Kaçinski sipas rezultateve të deritanishme kanë votuar 30% e zgjedhësve. Kaçinski në mbyllje të fushatës elektorale pati tërhequr vëmendjen me deklarata anti-gjermane.

E papritura e këtyre zgjedhjeve ishte partia e re Ruch Palikota, e cila ka marrë 10% të votave dhe siguron kështu hyrjen në parlament. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 48%. Komentuesit që në mbrëmjen e zgjedhjeve folën për një vazhdim të koalicionit mes partisë së Tuskut dhe Partisë Agrare PSL, e cila sipas rezultateve paraprake shpreson të marrë 9% të votave.

NOA/DV

KOMENTE