English

Si larja e duarve apo bërja e një dushi, mund të largojë ndjenjat tuaja negative

Tiranë, 10 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koçi – Një studim i fundit ka treguar se, larja ka efekte të fuqishme psikologjike, si spastrim i ndjenjave negative. Por psikologët thonë se i njëjti parim zbatohet për një gamë të gjerë të emocioneve. “Duke larë duart, duke bërë një dush, njerëzit mund të shpëtojnë veten nga një ndjenjë e imoralitetit, një ndjenjë e pafat, apo dyshim në lidhje me një vendim.” - tha studiuesi, Spike Lee nga Universitetit të Miçiganit në SHBA. Përvoja e heqjes së mbetjeve trupore fizike mund të sigurojë bazën e heqjes së mbetjeve më abstrakte mendore, është kjo një metaforë e fuqishme e përdorur nga ky studiues. Por studimi i Z.Lee, i cili u botua në revistën, Current Directions in Psychological Science, paralajmëroi se përfundimi nuk është gjithmonë i lumtur. Në botimin e Shakespeare, Znj. Makbeth u portretizua si e pa aftë për të larë gjakun e imagjinuar nga duart e saj, pasi shtyu burrin e saj për të kryer vrasjen. Studiuesit pyetën një grup vullnetarësh për të gjykuar moralin e tyre, si edhe panë sjelljen e tyre në një sërë rrethanash të ndryshme. Ata u pyetën për një vepër të pamoralshme, të cilën e kishin kryer në të kaluarën, ndërkohë që vlerësohej niveli i fajit të tyre duke përdorur testimin psikologjik. Disa prej pjesëmarrësve janë testuar në një dhomë të pastër dhe të mbajtur mirë, ndërsa të tjerët në një mjedis të çrregullt dhe të pistë. Në teste të tjera, pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë për të larë duart, si edhe për të marrë pjesë në një vepër të mirë pas eksperimentit të tyre. Studiuesit zbuluan se, personat të cilët ndodheshin në dhomën e pistë, gjykuan më tepër imoralitetin e të tjerëve, në krahasim me personat, të cilët ndodheshin në një dhomë të pastër. Ndërkohë që, personat të cilët lanë duart, kishin gjasa të ndiheshin më pak fajtorë për veprat e tyre të këqija, se sa ato që nuk e bënë këtë veprim. Megjithatë, ndërsa ata mund të ndjehen të “pastër” në trupin dhe mendjen e tyre pas një pastrimi të mirë, ata nuk ishin domosdoshmërish më të lumtur. a.k/NOA

KOMENTE