English

Sulmohet shqiptarja te ura e Ibrit

Mitrovicë, 10 tetor 2011, NOA – Ekstremistë të grupeve kriminale serbe të vendosur në tendën pranë urës kryesore të lumit Ibër kanë sulmuar të hënën në mëngjes Bukurie Krasniqin, banore e “Lagjes së Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës. Ata kanë hedhur gurë në drejtim të saj, duke e detyruar të ikë në jug të qytetit. “Isha duke shkuar si zakonisht në punë, kur një person doli nga tenda dhe më gjuajti me gurë në anën tjetër të urës ku isha unë, me ç’rast më goditi në këmbë”, tha Krasniqi, duke shtuar se ashtu e lënduar dhe e frikësuar ka filluar të vrapojë deri në pjesën jugore. Në lidhje me rastin ka reaguar edhe Qendra Rajonale e KMLDNJ-së në Mitrovicë, e cila ka dënuar sulmin dhe ka kërkuar nga organet përgjegjëse që sa më parë të zbulohen autorët e këtij sulmi. BS/NOA

KOMENTE
  • Millches Elmin19:45 - 10 Tetor 2011
    allahile sen sjan tu ndermar as kta tan e as unmiku e askush a din mroe qa kishin ba ata tkishim ba na shqiptart serbve kshtu na kishin denu more jo vetem me burg po kishim mar denim edhe kejt kosova jo veq autori qe e ban phaaaaaaaaaa durim durim durim deri kur ma??????