Tiranë, 10 tetor, NOA – Një tjetër krim brenda familjes ka ndodhur dje në një fshat të Tiranës. Mësohet se një 16-vjeçar ka vrarë me armë zjarri të atin. Ngjarja ka ndodhur në Shën Gjergj të Tiranës, rreth orës 19:30.
Sipas policisë, 16-vjeçari L. Muça ka qëlluar me armën e gjahut të atin e tij Kujtim Muça, 43 vjeç.
Vrasja ka ndodhur pas një konflikti brenda familjes. Sipas policisë shkrepja e armës është bërë nga pakujdesia. Forcat e rendit kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Gjatë fundjavës në Pogradec, babai vrau djalin e tij më sëpatë.
a.k/NOA