English

Universitetet, nis viti i ri akademik

Tiranë, 10 tetor, NOA – Në të gjitha universitetet e vendit nis sot viti i ri akademik 2011-2012.

Në total në këtë vit akademik sistemi i arsimit të lartë publik do të pranojë rreth 52 mijë studentë të rinj në të tre ciklet e studimeve.

Dje ministri i Arsimit Myqerem Tafaj uroi studentët dhe pedagogët me rastin e nisjes së vitit të ri akademik 2011-2012.

Tafaj theksoi se sfida e sistemit wshtw cilësia. “Tani të gjithë së bashku përballemi me një sfidë tjetër më të vështirë dhe afatgjatë, rritja e cilësisë dhe krijimi i kulturës së nevojshme për vlerësimin e cilësisë në çdo institucion të arsimit të lartë në Shqipëri”, tha ai.

Ai shtoi se cilësia kërkon më shumë auditore, laboratorë biblioteka dhe kapacitete të tjera, “dhe qeveria është e angazhuar për rritjen e investimeve në arsimin e lartë, ajo i ka akorduar kampuse 5 universiteteve publike në vend”.

a.k/NOA

KOMENTE