Nju Jork, 11 tetor, NOA - Ka 67 vende të trashëgimisë kulturore botërore të cilat gjenden nën kërcënim dhe nëse ato nuk ruhen, janë të destinuara të zhduken, vidhen apo shkatërrohen. Fjala është për 67 pasuri me vlerë që gjenden në 41 vende të botës. Të listuara në "Fondin e Monumenteve të Kulturës Botërore”, ato do të mbahen nën kontroll që nga viti i ardhshëm për 5 vjet me radhë, pikërisht për ta shmangur një gjë të tillë.
Simbole të njohura për evolucionin e njeriut, si edhe mjaft ndërtesa simbolike të një periudhe të caktuar arkitektonike, ato shkojnë që nga Nazca në Peru, Royale Cour Tiebele në Burkina Faso, zona urbane e rrethit historike të Charlestonit në Karolinën e Jugut apo fshatrat rurale të peshkimit Ha Bay gjata në Vietnam. Dhe përsëri, qendra historike e Salvador de Bahia në Brazil, qendra historike e Santa Cruz de Mompox në Kolumbi, kisha franceze e Shën Gjon Pagëzorit në provicia e Villa Clara në Kubë, varreza e parë të Athinës, kisha e Canterburyt te Zelanda e Re, Kopshti Botanik i Lisbonës, pallati mbretëror i Nanyues në Guangzhou të Kinës, apo edhe stacioni Haydarpasa në Stamboll.
Të ndara sipas faqeve gjeografike, simbolet e njerëzimit që konsiderohen në rrezik janë 7 për Afrikën e Veriut dhe 6 për Lindjen e Mesme; 6 për Afrikën sub-Sahariane; 22 për Amerikën Latine dhe Karaibet; 6 për Shtetet e Bashkuara; 14 për Azinë; 11 për Evropë; 1 për Oqeaninë. Ndërsa vendet që janë vënë nën vëzhgim për herë të parë si Burkina Faso, Ishujt Kajman, Hollanda, Zelanda e Re dhe Tunizia. Zonat më të lashta mbeten Abila Jordan dhe Ulug Depe në Turkmenistan, që datojnë nga mijëvjeçari i katërt para Krishtit. Ndërsa disa nga më të fundit (të përfunduara midis viteve 1960-1970) janë në Mbretërinë e Bashkuar; Nju Jork; Ruta de la Amistad në Meksikë; afreske në George Toën etj.
n.e/NOA
Në foto: Kisha e Saint-Michael në Francë