English

Heineken, Lemon Soda e San Benedetto pa doganë në Durrës

Durrës, 11 Tetor 2011 NOA - Sipas referimit të bërë nga OPGJ i doganave pranë NJPH Durrës, gjatë kontollit fizik të një automjeti tip trajler nga autoritetet doganore të degës së doganës Durrës, ka rezultuar se në këtë automjet kane qenë të ngarkuar mallra të një natyre dhe sasie të ndryshme nga ato të deklaruara për zhdoganim nga subjekti importues, me praktiken doganore të datës 13 shtator 2011. Subjekti kishte deklaruar per import, ujë dhe pije Lemon Soda. Mallrat ishin me prejardhje nga Bari, Itali dhe ishin porositur në disa subjekte tregtare italiane nga tre shtetas. Pas kontrollit fizik të mjetit trasportues ka rezultuar se, perveç ujit mineral dhe pijeve freskuese, (të deklaruara për zhdoganim), në trajler ishin ngarkuar gjithashtu: zbutës rrobash, çaj S.Benedeto 1.5 lit, litra, “shampo”, makarona’’, letër duarsh”, ilaç rrobash”, qumësht”, ilaç enësh, dhe birra “Heineken”, të cilat nuk ishin deklaruar për zhdoganim. Vlera totale e detyrimit doganor të shmangur për artikujt e lartëpërmendur rezulton në shumën 1.605.542 lekë. Me datë 17 shtator 2011, nga sherbimet e policisë gjyqësore pranë Prokurorisë është bërë ndalimi i njërit prej pronarëve te mallit. Pas kesaj ky i fundit ka bashkëpunuar me drejtësine dhe ka zbuluar mënyrën e realizimit dhe personat e përfshirë. Kështu, dokumentet dhe formularet shoqërues te mallit, (fatura, deklarata eksporti, fatura transporti, dokumente CMR, etj.), falsifikoheshin (me të dhëna fiktive për çmimin dhe llojin e mallit) nga shtetësja I.K., dhe dorëzoheshin në agjencinë doganore nga tre pronarët. Këto veprime bëheshin para se malli të mbërrinte në portin e Durrësit. Kjo shtetase rezulton se, punonte pa qenë e regjistruar në një shoqëri transporti. Pas këtyre të dhënave, nga Gjykata e rrethit gjyqesor Durres janë autorizuar kontrollet e ambjenteve të: Agjencise doganore, baneses se shtetases I.K., shoqerisë së transportit. Gjatë kontrolleve janë gjetur: vula, formularë të faturave të shitjes nga shoqëri italiane, deklarata eksporti, fatura transporti, dokumente CMR, etj., të falsifikuara, dokumente që u përkasin shoqërive të ndryshme shqiptare dhe të huaja, si dhe janë gjetur të dhëna me interés, të ruajtura në celularet e personave, kompjuterat personalë dhe në adresat e-mail. Të gjithe këto materiale janë dërguar për ekspertimet perkatese. Aktualisht jane ndaluar 3 persona. Në total janë 6 persona nën hetim (ku dy prej tyre i fshihen ndjekjes penale), të cilëve u atribuhen veprat penale te parashikuara nga nenet 172, 174 dhe 25, e 190/2 të Kodit Penal. e.t/NOA

KOMENTE