English

Honduras, koncerti i Ricky Martin i ndalohet minoreneve

Honduras, 11 tetor NOA - Në Honduras koncerti i Ricky Martin i është ndaluar minoreneve nën moshën 15 vjeçare. Diçka e tillë ka ardhur pas polemikave të shumta që u hapën nga kisha evangjeliste në drejtim të këngëtarit portorikan, duke e përcaktuar atë si një shembull të keq për të rinjtë dhe gjithashtu dhe spektaklin e tij “Muzikë,shpirt dhe seks”, q duhet thënë se ka një përmbajtje të tepruar seksuale. Sipas shtypit lokal, spektakli, që është parashikuar të luhet në kryeqytet më 16 tetor, ka shkuar deri në atë pikë saqë mund të anulohet dhe në këtë pikë ka ndërhyrë vetë presidenti i vendit Porfirio Lobo. r.b/NOA

KOMENTE