SHBA, 11 Tetor NOA - Për Johnny Depp nuk është një periudhë e lehtë. Fillimisht ka deklaruar se kur e fotografojnë ndihe si i “përdhunuar” dhe më pas i ka kërkuar falje të gjithë viktimave të vërteta. Për të kërkuar ndjesë, mbrëmjen e kaluar ai është ndalur për të firmosur autografe tek një grup me fansa, por “pirati” i xhiruar me një kamerë amatore duket se është në gjendje të dehur. Një rënie stili që nuk i përket njaq aktori të rangut të Johnny Depp. Fillimisht ai ka pranuar të firmosë autografe për të gjitha fansat që e kishin rrethuar, por në një moment sapo u shty pak nga një truprojë u rrëzua në tokë. Ngridhet, por këmbët nuk i përgjigjen ashtu siç duhet, por Johnny nuk ka dashur të zhgënjejë fansat e tij dhe u kthye duke firmosur sërish autografe. r.b/NOA