English

Kuvajti njeh Kosovën, mbërrin në 85 numri i njohjeve

Kuvajt, 11 tetor 2011, NOA – Pas paralajmërimit të kryeparlamentarit kuvajtian Mohamad Al Kharafi të shtunën në Prishtinë, Kuvajti bëhet shteti i 85-të që njeh pavarësinë e Kosovës. Shteti i Kuvajtit pritet siç edhe Al Kharafi tha, të nisë shkëmbimin e përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh. Lajmin e kanë konfirmuar për KTV-në zyrtarë të lartë të Kuvajtit. Qeveria e Kuvajtit e ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës pas udhëzimeve të marra nga Lartmadhëria e Tij, Amir Sheikh Sabah Al-Ahmad, dhe tashmë pritet të bëhet shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatikë në nivel ambasadorësh, kanë thënë zyrtarë të lartë kuvajtianë. Nota verbale e njohjes do t’i dorëzohet gjatë ditës ministrit të Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, i cili ndodhet për vizitë në Kuvajt. Para Kuvajtit, shteti i fundit që kishte njohur Republikën e Kosovës ishte Bregu i Fildishtë. Kosovapress/NOA

KOMENTE